Dean Henderson, organizatori i fluturimit në të cilin Emiliano Sala dhe piloti David Ibbotson humbën jetën në janar 2019 në Kanalin Anglez, u shpall fajtor nga Gjykata e Cardiff-it.
Jurisë iu deshën shtatë orë e gjysmë për të gjykuar 67-vjeçarin.
Henderson kishte autorizuar Ibbotson të fluturonte pavarësisht se ky i fundit nuk kishte licencë për të transportuar civilë.
Më 12 nëntor do të dihet masa e dënimit, teksa Henderson mund të përballet me deri në pesë vjet burg.
/GazetaBlic Sport


