Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi është e trishtuar për vdekjen e dy të rinjve nga fshati i Vushtrrisë, që humbën jetën në aksident, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se bashkëndjen dhimbjen me familjen Pllana, për humbjen e më të dashurve të tyre.
Postimi i saj i plotë:
E trishtuar nga lajmi për vdekjen e dy të rinjve nga qyteti i Vushtrrisë në një vetaksident në afërsi të fshatit Gojbulë.
Në këto momente të rënda pikëllimi, bashkëndjej dhimbjen me familjen Pllana, për humbjen e më të dashurve të tyre.
Zoti u dhashtë forcë me përballu dhimbjen!


