Lajme

Vdekja e diplomatit Frank Wisner/ Haradinaj shpreh ngushëllime: I pikëlluar për ndarjen nga jeta të mikut tim dhe të Kosovës

02/24/2025 16:32
nga:G B

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e diplomatit të shquar amerikan Frank Wisner, të cilin ka thënë se e ka pasur mik, raporton Gazeta Blic.

“Si Përfaqësues Special i SHBA-së për zgjidhjen e statusit të Kosovës, ambasadori Wisner luajti rol vendimtar në procesin që çoi në pavarësinë e vendit tonë. Përkushtimi, profesionalizmi dhe vizioni i tij për një Kosovë të lirë dhe demokratike do të mbeten përjetësisht në kujtesën e popullit tonë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim dhe mikut të madh të Kosovës, diplomatit të shquar amerikan Frank Wisner.

Si Përfaqësues Special i SHBA-së për zgjidhjen e statusit të Kosovës, ambasadori Wisner luajti rol vendimtar në procesin që çoi në pavarësinë e vendit tonë. Përkushtimi, profesionalizmi dhe vizioni i tij për një Kosovë të lirë dhe demokratike do të mbeten përjetësisht në kujtesën e popullit tonë.

Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Wisner dhe miqtë e tij. Populli i Kosovës do ta kujtojë përherë kontributin e jashtëzakonshëm të këtij diplomati vizionar në ndërtimin e shtetit tonë dhe forcimin e partneritetit strategjik Kosovë-SHBA.

Pushoftë në paqe!