Lajme

Vdekja e 34 vjeçares në hotel, vjen reagimi i mikes së saj

12/28/2023 21:40
nga:Y I

Një rast i rëndë ka tronditur vendin.

34 vjeçarja nga Gjakova, Artila Kameri po dyshohet se humbi jetën pasi ka rënë nga kati i dytë i hotelit në të cilin po qëndronte me një mashkull.

Arila e ndjerë është kujtuar nga shoqja e saj, Edona Gërqari-Doqaj.

“Sot humba një mike ?”, nis shkrimin ajo teksa e ka cilësuar të ndjerën si mike të shpirtit.

“Vetëm një mike e dashur si ti më ka përkujtuar që çdo herë kam një mike afër për shkak të shpirtit. Prandaj mikja ime e mirë, unë sot kam diçka për të thëne, diçka që n’heshtje e kam thënë shpesh, diçka që në vete e kam përshpëritur: FALEMINDERIT nga shpirti që më fale miqësin tënde.Për fjalet e bukura që i mbaj në zemer… Do të më mungojnë bisedat tona. Faleminderit për gjithçka shoqja ime!

Pusho në paqe Artila Kameri ❤️?”, ka shkruar shoqja e saj.