Lajme

Vdekja e 18 vjeçarit në Deçan-Policia jep detaje në lidhje me rastin!

11/28/2023 21:10
nga:Y I

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Llukë të Deçanit.

Një 18 vjeçar dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se viktima është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij, teksa rasti është raportuar rreth orës 17:45.

“Njësitet e Policisë bashkë me shërbimet emergjente shkuan menjëherë në vendngjarje, ku mjeku konstatoi vdekjen e personit. Hetimet lidhur me rastin janë duke u kryer nga sektori i hetimeve rajonale” deklaroi Gashi.

Gjendet i vdekur një 18-vjeçar, dyshohet se ka kryer vetëvrasje