Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është deklaruar pas takimit me kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, me ftesë të këtij të fundit, raporton GazetaBlic.
Krasniqi thotë se nuk ka ndonjë marrëveshje me VV, ku shton se qëndrimi i PDK nuk ka ndryshuar.
“Nuk mtha që ka ndryshuar Kurti për emrin e Albulena Haxhiut. Nese ai do qe te konstituoher kuvemdi duhet ta nderroje qe sot. Nëse nuk e bën, e shoh si të kundertën që nuk do ta konstituojë kuvendin.
Jo, ska marreveshje me VV. Ska kurrgje, qëndrimi i PDK s’ka ndryshuar. Kam shkuar sot per ti thënë që ta ndryshojë kandidatin nese do konstituim të kuvendit.”, tha ai.
Tutje ai tha se kanë kërkuar nga Kurti që ta ndërrojnë kandidaten për kryeparlamentare.
“Nuk dha shenja qe do ta nderrojë kandidatin, unë i thash ndërroje, ai nuk tha që e ndërron”, tha ai.


