Shtypi francez raporton këtë të premte se Cardiff është urdhëruar t’i paguajë Nantes shumën totale të rënë dakord në 2019 për transferimin e Emiliano Sala: 17 milionë euro.
Katër vjet e gjysmë pas vdekjes së lojtarit, klubi uellsian do të duhet të paguajë dy këstet e marrëveshjes që do të zgjidheshin, një me vlerë gjashtë milionë euro dhe një tjetër pesë milionë euro, përcjell GazetaBlic Sport.
Fatkeqësisht, airoplani i Sala ishte rrëzuar, me futbollistin që kishte vdekur në vendin e ngjarjes.



