Sporti

Vazquez: Arsenali erdhi për t’u mbrojtur!

04/16/2025 23:20
nga:Lorik J

Ylli i Real Madridit, Lucas Vazquez, kritikoi qasjen mbrojtëse të Arsenalit pas elinimit të tyre në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Vazquez ndjeu se Arsenali erdhi në Santiago Bernabéu me një plan të qartë për t’u mbrojtur, veçanërisht në pjesën e parë.

“Arsenali erdhi për të mbrojtur”, tha Vazquez.

“Ata nuk bënë pothuajse asgjë në pjesën e parë. Ne nuk patëm rastet që donim të merrnim”, përfundoi ai.

Megjithë përpjekjet e tyre më të mira, skuadra e Vazquez dështoi, duke u eliminuar përfundimisht nga gara për shkak të një humbje 3-0 në ndeshjen e parë dhe një humbje 1-2 në ndeshjen e kthimit.

/GazetaBlic Sport