Lajme

Vazhdon”kapja”: Qeveria propozon ish-kandidaten e VV-së për anëtare bordi në Autoritetin e Konkurencës

08/23/2023 12:42
nga:Genita C

Qeveria e Kosovës ka aprovuar rekomandimin e dy anëtarëve të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës.

Kryeministri Albin Kurti tha se Komisioni Ad Hoc i ka kryer intervistat e kandidatëve dhe i ka dërguar Kuvendit të Kosovës emrat e Florent Mehmetit dhe Salihe Gashi – Lokut.

Salihe Gashi – Loku kishte qenë kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për asamble komunale në zgjedhjet lokale të vitit 2021.

Qeveria do ta çojë emrin e saj në Kuvend për t’u zgjedhur.