Sporti

Vazhdon tmerri në Turqi, klubi i Christian Atsu demanton lajmin: Nuk e kemi gjetur atë!

02/08/2023 14:27
nga:Mergim Rreci

Gurbey Kahveci, doktori i ekipit të klubit të futbollit Hatayspor, ka deklaruar se futbollisti ganez Christian Atsu ende nuk është gjetur pas tërmetit në Turqi.

Ka pasur raportime se Chrisitan Atsu, një ish-lojtar i Chelseat, u zbulua dhe u shpëtua nën rrënojat në Turqi pas tërmetit 7.8 ballë, transmeton GazetaBlic Sport.

Futbollisti 31-vjeçar u raportua se ishte nxjerrë nga rrënojat pas 26 orësh të martën, më 6 shkurt, duke i qetësuar ganezët. Sipas mediave turke, lojtari është nxjerrë i gjallë vetëm me lëndime të lehta dhe është dërguar në spital.

Megjithatë, Kahveci, mjeku i ekipit për klubin ku luan Atsu, deklaroi të mërkurën se lojtari dhe drejtori sportiv Taner Savut ende nuk janë gjetur.

“Kur dëgjuam se “ai u dërgua në spitalin e Dortyolit”, ne dolëm për ta kërkuar, por ai nuk ishte aty. “Për momentin, ne pranojmë që [drejtori sportiv] Taner Savut dhe Christian Atsu nuk janë gjetur, gjë që është për të ardhur keq,” tha ai.

/GazetaBlic Sport/