Lajme

Vazhdon testimi në IKShPK, qytetarët testohen për të udhëtuar jashtë vendit

12/20/2021 10:19
nga:Q R

Në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShPK) të hënë në mëngjes numër i vogël i qytetarëve janë testuar për të vërtetuar nëse janë të infektuar me Covid-19.

Disa qytetarë thanë se po testohen ngase kanë pasur simptoma e disa të tjerë për të udhëtuar jashtë vendit.

Majlinda Dybeltari tha se testin për Covid-19 po i duhet për udhëtim në Zvicër.

“Po testin për Covid po më duhet për udhëtim në Zvicër. Besoj brenda ditës e kemi gati, se fluturimin e kemi nesër”.

Bastrie Uka po thotë se e ka bërë testin para tri javësh, duke shtuar se vaksina ka qenë i vetmi ilaç kundër Covidit.

“Testin për Covid-19 e kom po para tri javësh sepse kom pas me kaluar kufirin. Covidin e kom pas ma herët”.

“Kom pas temperaturë ethe. Të gjithëve u them merrni vaksinat”, tha ai për EO.

Ardhja e mërgimtarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës