Sporti

Vazhdon ‘telenovela’, kryetari Hyseni njofton se është nënshkruar kontrata për renovimin e stadiumit të Gjilanit

05/20/2025 17:50
nga:Mergim Rreci

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se është nënshkruar kontrata për renovimin e stadiumit të Gjilanit.

Ai tha se shumë shpejt do të nisin punimet dhe se kjo do të sjell një epokë të re për sportin në Gjilan.

“Urime të gjithë sportdashësve dhe sportistëve, ky është stadiumi që e kemi meritu prej kohësh”, ka shkruar kryetari Hyseni.