Vazhdon telenovela mes Karim Benzemas dhe Marcelo Gallardo. Lojtari ishte rikthyer në stërvitje me skuadrën kryesore të Al Ittihad, por të martën e kaluar ai nuk e respektoi sërish trajnerin duke mos zbatuar urdhrat e tij.
Marcelo Gallardo, trajneri i Al Ittihad, e largoi sulmuesin nga kampi stërvitor i Dubait, pasi francezi u kthye në stërvitje më shumë se dy javë më vonë se sa pritej, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas Marca , francezi filloi stërvitjen me grupin, por argjentinasi e urdhëroi që të përfundonte stërvitjen veçmas, larg shokëve të tij, por kjo nuk ndodhi. Sulmuesi nuk ishte i lumtur dhe vendosi të largohej nga fusha.
Ish-trajneri i River Plate ishte gati për të rikthyer fituesin e Topit të Artë në vitin 2022, por pas këtij veprimi emri i tij nuk u përfshi sërish në skuadër për ndeshjen e kësaj të mërkure.
/GazetaBlic Sport/