Sporti

Vazhdon të jetë i dëmtuar, kjo pritet të jetë e ardhmja e Romelu Lukaku

10/21/2022 08:47
nga:Mergim Rreci

E ardhmja e Romelu Lukakut duket pak a shumë e përcaktuar. Sulmuesi belg është gati të rikthehet te Inter, ndërsa duket se është duke e kaluar dëmtimin.

Lukaku është i huazuar te Interi deri në fund të sezonit, kohë në të cilën do të duhet të kthehet te Chelsea.

Megjithatë, dëshira e tij është të vazhdojë të qëndrojë në Milano, pas sezonit katastrofik që kaloi në Angli me “blutë” e Londrës.

Interi do të negociojë me Chelsea-n për ta mbajtur Lukakun edhe për të paktën një sezon. Lojtari e sheh Milano-n si “shtëpinë e tij” dhe ai donte të qëndronte aty.