Lajme

Vazhdon të bie numri i të hospitalizuarve me Covid-19

05/08/2021 13:21
nga:Y I

Po vazhdon trendi i rënies së numrit të pacientëve të hospitalizuar me Covid-19, raporton Gazeta Blic.

Në QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme aktualisht janë duke u trajtuar 414 pacientë,297 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 28 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 307 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Njoftimi i plotë:

414 pacientë në trajtim në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

Vazhdon trendi i rënies së numrit të pacientëve që po kërkojnë spitalizim në kuadër të klinikave COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

Bazuar raportet e datës 8 maj 2021 nga të gjitha njësitë që trajtojnë pacientë në COVID në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 414 pacientë, 297 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 28 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 307 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 175 pacientë
13 prej tyre në gjendje të rënduar
108 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë
135 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave
Klinika Infektive, 85 pacientë
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 13 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 62 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 13 pacientë + 2 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive
Klinika e Pediatrisë, 1 pacient
Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 239 pacientë
15 në gjendje të rënduar
189 të konfirmuar pozitivë
171 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 43 pacientë
Spitali i Gjakovës, 36 pacientë
Spitali i Pejës, 54 pacientë
Spitali i Gjilanit, 37 pacientë
Spitali i Ferizajt, 35 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 28 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 6 pacientë