Lajme

Vazhdon skandali i Haskukës, me fotoshop përmison gabimet drejtshkrimore te emri i Muzeut të Dëshmorëve në Prizren

06/13/2021 11:48
nga:Gazeta Blic

Gjatë ditës së djeshme, u publikua një skandal i bërë nga Komuna e Prizrenit, ku në dy fjali të vetme, janë bërë dy huqje të madhe drejtshkrimore, në përurimin e Muzeut të Dëshmorëve, në fshatin Landovicë, raporton Gazeta Blic.

Mirëpo, Haskuka ka vendosur që ta bëjë skandalin e radhës, duke tentuar që ta përmisojë të parin.

Në programin fotoshop, kryetari i Prizrenit, ka edituar gabimet drejtshkrimore të bëra në shkrimin tek Muzeu i Dëshmirëve.

Në fotografitë e publikuara nga Haskuka, shihet se ai ka intervenuar me fotoshop, që gabimin e fjalës “dëshmoreve” ta përmisojë dhe ta bëjë “dëshmorëve” dhe atë “martys” – ta përmisojë në “martyrs”.

Ky skandal i Haskukës, është komentuar nga figura të shumta publike.

Kjo pasi që, këto dy gabime drejtshkrimore janë bërë në emrat zyrtarë në pankartat e objektit të Muzeut të Dëshmorëve.

Fotografia origjinale pa përdorim të fotoshopit

Fotografia e publikuar nga Haskuka, pas ndërhyrjes në gabimet drejtshkrimore