Lajme

Vazhdon shtrirja dhe rritja e AAK-së në Evropë, formohet nëndega e parë në Treviso të Italisë

10/22/2023 15:40
nga:G B

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), po vazhdon shtrirjen e saj në vendet e Bashkimit Evropian, atje ku jetojnë e veprojnë shqiptarët e Kosovës.

Sot, AAK ka njoftuar për formimin e nëndegës në Treviso të Italisë. Me këtë rast janë zgjedhur edhe organet drejtuese të degës, kryetari, nënkryetari, sekretarët dhe anëtarë të kryesisë.

Përbërja e kryesisë së degës së AAK-së në Treviso të Italisë:

Altin Berisha – kryetar
Fazli Syla – nënkryetar
Edona Berisha – sekretare organizative
Artin Vuniqi – sekretar
Naser Berisha – anëtar i kryesisë
Eldon Hasani – anëtar i kryesisë
Malë Ahmetaj – anëtar i kryesisë
Shaban Kryeziu – anëtar i kryesisë
Daut Berisha – anëtar i kryesisë
Ramë Zeqaj – anëtar i kryesisë
Teuta Raci Berisha – anëtare e kryesisë

Kujtojmë se sot gjatë ditës është themeluar edhe nëndega e radhës e AAK-së në Biethigheim-Bissingen të Gjermanisë.