Lajme

Vazhdon seanca gjyqësore ndaj të dyshuarve për vrasjen e 26 vjeçarit në Prizren

10/22/2025 12:34
nga:Y I

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit, sot ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor për vrasjen e 26-vjeçarit, A.Th. Sot pritet të jap dëshminë e tij mjeku ligjor.

Në këtë rast, të dyshuar janë E.A dhe H.B.

26-vjeçari A.Th humbi jetën pasi u godit me thikë nga një person, në qytetin e Prizrenit.

Dyshohet se pasi u ther me thikë, ai u hodh në rrugë nga një veturë në lëvizje.

Ai vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra, në korrik të vitit të kaluar.

/Klan Kosova/