Lajme

Vazhdon seanca e Kuvendit, pritet votimi i anëtarëve të bordit të RTK-së

11/26/2021 07:28
nga:M K

Seanca e Kuvendit që filloi dje pritet të vazhdojë edhe sot duke filluar nga ora 10:00.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot pritet që të zgjedhin zëvendësdrejtorin e Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, si dhe të votojnë për zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së.

Rendi i ditës

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-065 për Produktet Biocide,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08-L-022 për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-029 për punimet nga metalet e çmuara,
8. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2020,
10. Zgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit,
11. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.