Sot në Kosovë janë shëruar edhe 1009 pacientë me koronavirus, shifër kjo rekord që nga fillimi i pandemisë për persona të shëruar brenda ditës.
Ndërsa, nga gjithsej 3,788 të testuar si persona të dyshuar për virusin COVID-19 vetëm 494 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.
Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (80, 73 vjeç), Obiliq 2 raste (73, 49 vjeç), Prishtinë 2 raste (75, 74 vjeç), Deçan 1 rast (82 vjeç), Ferizaj 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (63 vjeç), Mitrovicë 1 rast (61 vjeç), Prizren 1 rast (81 vjeç), Shtime 1 rast (57 vjeç).
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë testuar gjithsej 482,413 persona të dyshuar për virusin COVID-19, prej tyre 98,835 kanë rezultuar pozitivë.
Nga ky numëri i përgjithshëm, 2,008 prej tyre nuk kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19.
Me 1,009 pacientët e shëruar në 24 orët e fundit, numri i pacientëve të shëruar ka shkuar në 83,591 raste.
Kurse numri i rasteve aktive aktualisht është 13,236.
Në anën tjetër, të dielën pritet që të lirohen masat anti-Covid në Kosovë të cilat janë në fuqi nga 7 prilli, prej kur është pezulluar puna e gastronomisë dhe është kufizuar lëvizja e qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit.
Sipas Odës së Hotelierisë së Kosovës nga takimet që kanë zhvilluar me institucionet përgjegjëse për menaxhimin e pandemisë pritet që orari i gastronomisë të zgjatet për gjysmë ore ose një orë prej sa ishte para masave kufizuese. Pra, lokalet e gastronomisë do të mund të punojnë deri në ora 22:30 ose 23:00.
Nuk është bërë e ditur nëse edhe pas 18 prillit do të ketë orë policore, por shumica e masave kufizuese do të hiqen.
LEXO EDHE: