Lajme

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

05/06/2024 08:08
nga:G C

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, këtë të hënë, pritet të vazhdojë procesi gjyqësor në rastin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Seanca pritet të nisë nga ora 09:00 me 45 minuta vonesë në transmetim.

Më 1 maj, në Hagë dëshmitari i 60-të ka mbyllur fazën e dëshmisë, por seanca u ndërpre për shkak se nuk kishte dëshmitarë tjetër të gatshëm.