Rovena dhe Gresa janë duke vazhduar përplasjen e tyre që nisi qysh natën e parë të spektaklit më të madh në trojet shqiptare, Big Brother VIP Kosova 3.
Gresa ditë më parë e akuzoi këngëtarjen për vjedhjen e këngës së saj “Dasma” nga një artist turk, teksa Rovena i tha që i ka marrë leje dhe të drejtën autoriale.
Mëngjesin e sotëm në shtëpinë e “Vëllaut të madh” po luhej kënga e Rovenës ku të gjithë banorët po e shijonin e kërcenin përveç Gresës e cila po qëndronte e ndarë nga banorët dhe këndonte versionin turqisht të këngës.