Danimarka ka triumfuar në ndeshjen e sontme ndaj Uellsit.
Kombëtarja e Danimarkës tashmë e ka siguruar kalimin në çerekfinale, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 4 me 0, me ndeshjen që ishte në maksimum e luftuar nga të dyja kombëtaret.
Kasper Dolberg “shpërtheu” në këtë takim duke realizuar dy gola dhe u bë futbollisti i parë që nga viti 2012 që shënon dy herë në një ndeshje të Kampionatit Evropian.
Maehle shënoi golin e tretë, kurse Braithwaite shënoi golin e katërt dhe përfundimtar të këtij takimi.
Ishte një paraqitje e mrekullueshme në përgjithësi nga kombëtarja e Danimarkës. Uellsi në anën tjetër ishte i rrezikshëm vetëm në 20 minutat e parë.
/GazetaBlic Sport/


