Lajme

Vazhdon operacioni policor në Leposaviq kundër tregtisë së paligjshme dhe shmangies doganor

12/23/2023 18:43
nga:Sh R

Policia e Kosovës njoftoi se operacioni në Leposaviq, i cili ka filluar më 21 dhjetor 2023, është duke vazhduar.

“Operacioni policor zhvillohet nën dyshimin se janë kryer veprat penale “Tregti e ndaluar ” dhe ,,Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Dogana e Kosovës i ka konfiskuar sasi të produkteve ushqimore si dhe pije joalkoolike dhe sende të tjera, sipas Policisë së Kosovës.

“Gjate kontrollit në depon e një marketi, pronë e të dyshuarës G.T., (viti i lindjes 1968, femër kosovare), janë gjetur dhe sekuestruar nga Dogana e Kosovës mallra ushqimor, kryesisht pije jo alkoolike dhe gjwra tjera ushqimore”, thuhet tutje në Komunikatën e Policisë së Kosovës.

“Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Mitrovicë-Veri, me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe ne bashkëpunim me Njësitin Anti-kontrabandë nga Dogana e Kosovës, sot me date 23.12.2023 kenë vazhduar operacionin që kishte filluar me 21.12.2023 në Leposaviq”, kanë bërë të ditur policia.

Policia ka përfunduar duke treguar se rasti do të trajtohet në koordinim me organet e drejtësisë dhe Doganën e Kosovës.

Postimi i plotë: