Lajme

Vazhdon mbledhja e AP-së të NATO-s, temë mbështetja për Ukrainën

05/26/2024 10:52
nga:G B

Në asamblenë parlamentare të NATO-s, në ditën e dytë të punimeve të komisioneve, po diskutohet për tema politike, demokraci dhe për mbështetjen ndaj Ukrainës.

Raportuesi i Ukrainës, në sallën ku po mbahen punimet e komisionit, para fjalimit ka kërkuar të ndiqet një video që paraqet realitetin në Ukrainë, derisa tha se, kjo është ajo se çfarë po ndodhë në Ukrainë, duke iu referuar agresionit të paprovokuar rus ndaj Ukrainës.

Delegacioni i Kosovës, po merr pjesë në Komisionin për Politikë.

Në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s, në 75 vjetorin e themelimit, në fokus të diskutimeve janë edhe prioritetet e samitit të sivjetmë të NATO-s, i cili do të mbahet në korrik në Uashington.

Nesër, do të vendoset, për Kosovës, Kuvendi i Kosovës, në statusin anëtar i asociaur.