Sporti

Vazhdon mbështetja për Alessandro Del Pieron, synon postin e presidentit të Federatës italiane të futbollit

11/26/2024 14:42
nga:Mergim Rreci

Presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi beson se Alessandro Del Piero do të ishte një kandidat i besueshëm për Presidencën e FIGC-së, por shpreson që të gjitha klubet e Serisë A të bien dakord për një emër.

Legjenda e Italisë dhe Juventusit, Del Piero është shfaqur si një kandidat i mundshëm për Presidentin e FIGC. Zgjedhjet do të zhvillohen në shkurt 2025, transmeton GazetaBlic Sport.

“Shpresoj që e gjithë Seria A të bie dakord për një kandidat,” tha Presidenti i Empoli Corsi për La Repubblica.

Corsi mbështet Del Piero për t’u bërë President i FIGC

Del Piero është golashënuesi më i mirë në historinë e Juventusit dhe lojtari me më shumë paraqitje të Bianconerëve. Djali i tij, Tobias, iu bashkua Empolit të Corsi verën e kaluar dhe luan për ekipin U18 të Italisë.

“E kam njohur Alessandron që kur ishte futbollist, dhe ai nuk ishte vetëm një lojtar i shkëlqyer, por edhe një person i madh”, vazhdoi Corsi.

“Çdo aktivitet kërkon njerëz të mirë. Pavarësisht nga vendimi përfundimtar, shpresoj që të gjithë ta ndajnë atë.”

Legjenda e Interit, Beppe Bergomi gjithashtu ka mbështetur Del Piero për t’u bërë presidenti i ri i FIGC nga viti i ardhshëm.

/GazetaBlic Sport/