Shkruan: Shenoll Muharremi
Nëse kishte qenë serioze dhe profesionale qeveria, hapi i parë për integrim i veriut është përfundimi i rrugës që ka bllokuar dhe ndarë atë pjesë të Kosovës që 12 vite. Pastaj programe ekonomike të mëdha me qindra milionë kishte organizuar që me kriju incentivë ekonomike dhe biznesore për komunitet atje. Fundja, me qenë qeveria e interesuar aq sa është për bashkim dhe integrim të këtyre komunave, kishte përfshirë këto komuna në Lojërat Mesdhetare (ku janë përjashtuar). Pra, aty ku duhet, me infrastruktuë, programe dhe incentiva ekonomike dhe programe sporti qeveria i përjashton ato komuna e pastaj shkon dhe me shqiptarë vendosë me i bashkuar komunat me shumicë sërbe në forume si AKK. Krejtësisht e gabuar.
Bashkimi i Komunave Veriore me Kosovën ishte temë këtë javë. Qeveria përmes njerëzve të vet i ‘bashkoj’ komunat e veriut Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok me Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK). U përdor termi BASHKIM me kriju përshtypjen që Qeveria po i bashkon trojet shqiptare. Popullizëm i pastër.
Puna është që Kosova nuk është vend vetëm i shqiptarëve se ka edhe komunitet dhe pakica kombëtare tjera, sidomos ka kogja disa komuna me shumicë serbe. Për kontrast, sot lexova që menaxhmenti i AKK kishte treguar që objektivi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ku i bashkuan komunat serbe nga shqiptarët është “të mbrojë komunat nga qeveria”.
Sa qesharake bëhet puna tash. Dmth qeveria ka tentuar ti ‘bashkoj’ komunat me Kosovën (“U Bashkua edhe Zubin Potoku me Asociacionin e Komunave të Kosovës”), por qëllimi i këtij organi është të sigurohet që e drejta e komunave kur abuzohen nga qeveria të mbrohet. E në këtë rast e me këtë akt është saktësisht qeveria që po oranizon se cfarë duhet me ba këto komuna. Eshte situatë paradosale kur ke parasyesh qëllimin pse ekziston ky asociacion.
Normal që është mirë që këto komuna të jenë pjesë e këtij formu. Në fakt ky form do të mjaftonet që fare mos të kishim një kërkesë për asociacion të komunave serbe mono etnik – është kundër secilit parim europian e amerikan. Por mënyra si qeveria po e bënë dhe imponon këtë ‘bashkim’ nuk shkon dhe nuk ka qëndrueshmëri. Shumë shpejt do të kemi zgjedhje të reja andej dhe këto vendime mund të zhbëhen. Dmth nuk ka qëndrueshmëri kjo punë.
Shumica e e veprimeve të qeverisë në veri janë bërë pa strategji dhe qëndrueshmëri. Psh i instaloj kryetarët shqiptarë legal por pa legjitimitet dhe do të duhet të hjeq e oragnizoj zgjedhje të reja. U ngujua Lulzimi mbi 100 ditë sikur në burg dhe ai do shkoj në shtëpi dhe asakrifica e tij do shkoj poshtë. Shumë vendime të pa-menduara mirë.. dhe ato po vazhdojnë edhe tani me këto ‘bashkime’ të komunave veriore..


