Lajme

Vazhdon konflikti mes dy familjeve në Prishtinë, pas plagosjes së djalit të “Capave”

03/04/2024 23:19
nga:Lorik J

Konflikti mes familjes Gashi dhe asaj Sekiraqa po vazhdon, pas plagosjes së sotme.

Paparaci merr vesh se është sulmuar me breshëri plumbash shtëpia e Salih Sekiraqes, kusheri i Enver Sekiraqes.

Policia ende nuk është deklaruar për rastin.

Kujtojmë se gjatë ditës u plagos Pajtim Gashi. Njëri nga personat e përfshirë në plagosjen e Pajtim Gashit raportohet të jetë Shkumbim Sekiraqa rreth 20 vjeçar, djali i Salih Sekiraqës. Për plagosjen e djalit të tyre kishte reaguar edhe familja Gashi.