Lajme

Vazhdon intervistimi i kryeinspektorit Hekuran Nikçi

02/27/2025 15:16
nga:G B

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi, është duke u intervistuar të enjten nga hetuesit e krimeve ekonomike në policinë e Kosovës.

Klankosova.tv ka mësuar se njëra prej veprave penale për të cilën ai po intervisohet është “keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

Nikçi, ende pa e përfunduar mandatin e paligjshëm, ditë më parë kishte synim ta marr edhe pozitën e re të krijuar për të njëjtën detyrë.

Kryeinspektori Hekuran Nikçi, emërimi i të cilit nga kryeministri Albin Kurti, u kontestua si nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës Civil, ashtu edhe nga Gjykata Themelore, ajo e Apelit si edhe Supremja, kishte hyrë në garën e ngushtë për drejtor ekzekutiv në inspektoratin qendror të punës.

Konkursi për këtë pozitë ka qenë i hapur deri më 15 janar 2025 dhe fazën e verifikimit paraprak e kanë kaluar 11 kandidatë.