Lajme

Vazhdon i nxehti, temperaturat deri në 38°C

08/06/2026 07:05
nga:G B

Gjatë ditës së enjte parashihet të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13°C dhe 17°C, ndërsa maksimalet nga 33°C deri në 38°C.

Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi 1-6 m/s.

IHMK po ashtu bën të ditur se kushtet atmosferike do të mbeten të qëndrueshme nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore nga Afrika Veriore.