Vetëm në pesë ditët e fundit 129 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19, në Kosovë, kurse 3 mijë e 823 të tjerë kanë rezultuar pozitiv në testimet për koronavirus.
Të hënën e kësaj jave Ministria e Shëndetësisë njoftoj se në vendin tonë janë konfirmuar edhe 489 raste të reja me COVID-19 dhe 28 raste të vdekjes.
Edhe të martën Ministria e Shëndetësisë raportoi se për 24 orë në vend 28 persona kanë humbur betejën me virusin. Kurse nga 10 mijë 321 testime e kryera në atë ditë 920 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Të mërkurën pati një rritje të numrit të personave që kanë rezultuar pozitiv me virus. MSH-ja raportoi se brenda 24 orëve ishin shënuar edhe 1029 raste të reja.
Kurse, krahasuar me dy ditët e mëparshme, numri i viktimave ishte më i vogël. Brenda një dite 24 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me virus.
Ndërkaq ditën e enjte MSH-ja ka njoftuar se brenda një dite janë shënuar edhe 703 raste të reja dhe 19 viktima nga koronavirusi.
Kurse, sot Ministria e Shëndetësisë raportoi shifrën më të lartë të viktimave të shënuar brenda kësaj jave. Vetëm në një ditë 30 persona kanë humbur jetën nga virusi.
Kurse në 24 orëshin e fundit 685 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Në vendin tonë janë 19 mijë e 923 raste aktive me koronavirus. Ndërkaq që nga fillimi i pandemisë 155 mijë e 995 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Kurse 2 mijë 758 persona kanë humbur betejën me këtë virus.