Sporti

Vazhdon gara e madhe në Superligë, kjo është renditja tabelare

05/01/2021 17:33
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës në futboll.

Arbëria ka lëshuar fitoren nga duart në fund në ndeshjen ndaj Gjilanit.

“Skifterat” triumfuan me rezultat 3 me 4 në një ndeshje të jashtëzakonshme, shkruan GazetaBlic.

Musolli, Kelmendi dhe Progni dy herë shënuan për skuadrën e Munishit, kurse Marclei, Kryeziu dhe Kreshnik Bahtiri shënuan për skuadrën nga Lipjani.

Trepça ’89 ka dështuar të fitoi në ndeshjen e sotme ndaj Besës. Ishte ky një gabim i madh që mund të ketë shumë ndikim në garën që ka kjo skuadër për mbijetesën.

Diellor Hiseni shënoi për epërsinë e Besës, kurse Arbnor Muja realizoi golin e barazimit për skuadrën e Shpëtim Idrizit.

Drita ka triumfuar bindshëm ndaj Feronikelit. Rezultati përfundimtar ishte 3 me 1.

Alidemaj, Fazliu dhe Shabani shënuan për fitoren shumë të rëndësishme të skuadrës vendase.

Pas këtyre ndeshjeve gara bëhet edhe me e “zjarrtë” për titullin kampion e poashtu edhe për mbijetesën.

Kjo është tabela e plotë pa dy ndeshjet që do të zhvillohen nesër.

/GazetaBlic/