Lajme

Vazhdon edhe sot gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

05/17/2023 07:47
nga:G B

Sot në Hagë do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Dëshminë edhe sot do ta vazhdojë dëshmitari i katërt, teksa seanca pritet të nisë nga ora 09:00.

Kujtojmë se dje, mbrojtja e ish-kryekuvendarit Kadri Veseli, i ka përfunduar pyetjet për dëshmitarin e katërt.