Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, ka vazhduar me anëtarësime të reja në qendrën e kësaj partie në Podujevë.
Haziri ka bërë të ditur se Shkurta Kadriu, mjeke e stomatologjisë, e sapo diplomuar me suksese të shkëlqyeshme, do të jetë tani e tutje edhe pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas Hazirit, Lëvizja po rritet çdo ditë në Podujevë.
Shkrimi i plotë:
Lëvizja po rritet çdo ditë!
Sot, në shtëpinë tonë politike, na u bashkua edhe një kuadër e Llapit, me sukseset e së cilës bëhemi krenarë.
Shkurta Kadriu, mjeke e stomatologjisë, e sapo diplomuar me suksese të shkëlqyeshme, do të jetë vlerë e shtuar për Lëvizjen tonë në Podujevë dhe më tej.
U ndjeva i lumtur që Shkurta, si shumica e të rinjëve tanë, e shohin programin e Lëvizjes, si ofertën e vetme për të ardhmen e rinisë llapjane dhe gjithë Kosovës.
Më mirë me #Lëvizjen