Lajme

Vazhdojnë telashet me paratë e rrejshme, një person në Prizren ankohet në polici

04/19/2024 10:33
nga:Sh R

Një person në Prizren, ka raportuar në polici se disa persona kanë dorëzuar kartëmonedha dhe monedha që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Sipas ankuesit kjo është bërë në intervale të ndryshme kohore.

Lidhur me rastin u njoftua prokurori, dhe rasti është nën hetime, njofton policia.