Një tjetër takim i përbashkët i liderëve kosovarë të opozitës do të mbahet neser me përfaqësues ndërkombëtarë.
Por këtë herë, Memli Krasniqi i PDK-së, Lumir Abdixhiku i LDK-së dhe Ramush Haradinaj i AAK-së janë të ftuarit e përfaqësuest evropian në dialog, Miroslav Lajçak.
Në këtë takim, kryetarët e partive politike do të shoqërohen edhe nga një përfaqësues partiak, ndërsa i pranishëm në takim do të jetë edhe i dërguari amerikan, Gabriel Escobar e ambasadori Hovenier.
Sipas burimeve të Gazeta 10, takimi do të ndodhë në zyrat e BE-së në Prishtinë, në ora 16:00.
Sot pasdite, në rezidencën e ambasadorit amerikan, ku ishte i pranishëm edhe Escobar, janë pritur kryetarët e tri partive opozitare.


