Klubi futbollistik, Kika ka njoftuar se dy futbollistët e saj kanë pësuar lëndime të rënda.
Kjo skuadër tha se futbollisti i tyre, Valmir Ferati e theu këmbën pas ndërjyrjes shumë të ashpër nga fubollisti i Ferizajt, kurse sulmuesi Liridon Feratit iu thye hunda, shkruan GazetaBlic Sport.
Klubi zbuloi se ndeshja nuk ishte ndalur nga gjyqtari por vetëm pas intervenimit të mjekëve.
Njoftimi i klubit:
FC Ferizaj 1- 0 KF KIKA Pësojmë humbje minimale në minutat e fundit të ndeshjes nga FC Ferizaj, klub i cili sot nuk luajti futboll, por ragbi.Futbollistët e Ferizajt gjatë 90 minutave luajtën lojë të ashpër duke ia thyer hundën sulmuesit Lirian Feratit i cili përfundoi në spital. Po ashtu, një ndërhyrje horror ndaj mesfushorit Valmir Ferati të cilit iu thye këmba duke e dërguar në spital me urgjencë. Gjyqtari në këtë rast nuk e ndal as ndërhyrje të palejuar në favor të Kikës, përveç që nuk e ndal ndërhyrje të palejuar, as nuk e ndërpret lojën për ndërhyrjen e mjekëve. Vlen të theksohet përkëdhelja e gjyqtarit kryesor të ndeshjes ndaj klubit të Ferizajt i cili e deshti fitoren më shumë se vet futbollistët vendas. KF KIKA shpreh shqetësimin për ndarjen e drejtësisë ndaj klubit tonë në disa ndeshje radhazi, prandaj presim reflektimin e gjyqtarëve në ndeshjet e ardhshme.


