Sporti

Vazhdojnë reagimet | Flamurtari ankohet, i quan “horra” referët

03/02/2025 22:08
nga:Lorik J

Skuadra e Flamutarit është ankuar në referimin e ndeshjes së tyre ndaj Prishtinës së Re.

Sipas Flamurtarit, treshja e gjyqtarëve Flamur Nagavci, Eris Sekiraqa dhe Korab Qorri kishin një referim skandaloz, shkruan GazetaBlic Sport.

Flamurtari ankohet në një penallti të pa-akorduar dhe një gol të pastër të anuluar.

Ja njoftimi:

Reagim

“FC FLAMURTARI pas mbledhjës së jashtëzakonshme qe pati sonte del me këtë reagim në lidhje me ndeshjen e zhvilluar sot kundër KF Prishtina e Re, në lidhje me referimin super skandaloz nga treshja e gjyqtarëve Flamur Nagavci, Eris Sekiraqa dhe Korab Qorri.
Përpos tjerash janë dy raste ku ky refer super skandaloz e vendosi fituesin e këtij takimi.
Rasti i parë (shih videon) ne pjesën e parë kur rezultati ishte 0-0 nuk referoi peballti të pastër pas nderhyrjes se portjerit musafir mbrenda zonës së rreptësis ndaj sulmuesit tonë e quditërisht as kryesori Nagavci e as abësori Sekiraqa nuk reaguan fare.
Rasti dytë ishte në pjesën e dytë kur rezultati ishte 0-1 për skuadrën musafire prap në skenë doli një horr si Flamuri ku së bashku me anësorin Korab Qorri anuluan një gol të pastër të shënuar nga ne.
Edhe javën e kaluar u dëmtuam rënd ne ndeshjen ndaj R Sadikut por zgjodhëm heshtjen dhe nuk është kjo hera parë e as e dytë këtë sezon qe po dëmtohemi nha të ashtuquajturit “gjyqtarë” por mjaft është mjaft.
Ftojmë Federatën e Futbollit të Kosovës dhe organet kompetente që të ndermarrin masa urgjente ne lidhje me këtë dukuri pasi qe i gjith mundi dhe sakrifica po na shkojn huq”, shkruan klubi.

/GazetaBlic Sport