Lajme

Vazhdojnë punimet në magjistralen Prishtinë-Podujevë, mendime të ndryshme nga qytetarët për punën

06/15/2024 20:44
nga:Y I

Kështu ballafaqohen çdo ditë, qytetarët që përshkojnë magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Kjo për shkak të punimeve që Ministria e Infrastrukturës është duke kryer për të zgjedhuar rrugën që kolonat të largohen.

Kolonat e gjata vërehen në pjesët të cilat ekskavatorët dhe pajisjet e tjera janë duke punuar.

Gjithashtu, vërehet edhe një intensitet i lartë i punës, të cilin e konfirmojnë edhe vet qytetarët.

“Mirë mire veç të vazhdojnë, ka pak problem me kolona, po kështu e ka puna”, ka thënë Hilmi Deliu.

Kurse Vehbi Humolli është shprehur se “Nuk është që ankohna diçka, se kjo është rrugë e gjatë, probleme mu kolona është normale, ato janë normale, shkaktojnë problem po unë nuk e konsideroj që ka problem shumë të mëdha”.

Por, jo të gjithë kanë mendime të njëjta, disa nga ta punimet në rrugë i kanë lodhur.

Ndërsa Shaip Kelani ka thënë se “Qysh po doket intenziteti po shkon shumë kadale, kur po bjen shi po bohet lloç, kerret po na prishen me gumica e me krejt”.

Situata është e njejtë pothuajse në 6 km.

Edhe në hyrje të Prishtinës, saktësisht në fshatin Vranidoll janë kolonat e njejta.

Por, aty me qëllim të evitimit të pluhurit ministria kishte marrë disa veprime.

Por, kjo nuk po mjafton për pronarin një biznesi aty që thotë se klientet tashmë i ka humbur.

“Klientet nuk po kanë si me hy, nuk kanë ku me i ndalë veturat, edhe mobiljet brenda janë mbushë me pluhur, sasia është e madhe, shpresoj që përfundon së shpejti”, ka thënë pronar i një biznesi në fshatin Vranidoll, Enver Avdullahu. /RTV Dukagjini/