Sporti

Vazhdojnë problemet për Yusuf Demir, lojtari mungon ndaj Sevillas

12/20/2021 23:26
nga:E K

Xavi Hernandez duhet të bëjë edhe një ndeshje pa llogaritur në shërbimet e Yusuf Demir.

Yusuf nuk do të jetë gati për të qenë pjesë e formacionit startus apo rotacioneve brenda lojës as në ndeshjen ndaj Sevilla.

Lojtari ka munguar edhe ndeshjen e kaluar dhe Barca nuk llogaritë dot në të as nesër, ndaj andaluzianëve.

Faqja zyrtare e klubit njofton se lojtari vazhdon të ketë probleme me barkun.

Për të njëjtën arsye lojtari mungoi edhe ndeshjen e fundit.

Yusuf ka bërë disa minuta me Xavi Hernandez këtë sezon dhe mund të jetë pjesë e rëndësishme për rotacionet në skuadër.