Kupa e Botës 2022

Vazhdojnë problemet për Francën, lëndohet Kingsley Coman

11/24/2022 16:47
nga:E K

Franca e ka nisur me probleme Kampionatin Botëror.

Pas konfirmimeve se lojtarë si Kante dhe Pogba nuk do jenë pjesë e Kupës së Botës, kampi i Francës ka marrë edhe lajme për mungesa tjera pa filluar ende “Katar 2022”, shkruan GazetaBlic Sport.

Fillimisht, Nkuku e më pas Benzema ishin dy nga lajmet që “tronditën” trajnerin Deschamps.

Përveç tyre tashmë listës i është shtuar edhe sulmuesi anësor, Kingsley Coman.

Lajmin e kanë raportuar mediat e njohura si “RMCSport” dhe “L’Equipe”.

/GazetBlic Sport/