Sporti

Vazhdojnë problemet e Bayernit në mesfushë, tjetër lojtar lëndohet te ‘Bavarezët’

12/13/2021 15:52
nga:E K

Bayern Munich mund të ketë humbur Jamal Musiala për dy ndeshjet që nuk ka luajtur ende në vitin 2021, kundër Sttutgartit dhe Wolfsburgut.

Gjatë takimit me Mainzin, ku shënoi edhe golin e fitores (2-1), mesfushori i ri gjerman ka thyer metakarpalin në njërën dorë dhe Julian Nagelsmann, trajneri i bavarezëve, ka bërë të ditur përmasat e problemit, përcjell GazetaBlic Sport.

“Të jesh në gjendje të luajë apo jo do të varet nga dhimbja që ai ndjen. Ai do të bëjë një radiografi tjetër për të parë nëse po shkojmë drejt operacionit apo një trajtimi më konservativ”, tha ai.

Problemet në mesfushën e bavarezëve nuk ndalen me kaq, pasi mungojnë Joshua Kimmich, Corentin Tolisso dhe Leon Goretzka. Marcel Sabitzer tashmë është rikthyer në stërvitje por vështirë se do të luajë të martën.

/GazetaBlic Sport/