Barcelona do të përballet me mungesën e Memphis Depay më gjatë sesa planifikohej.
Ylli holandez vazhdon të jetë jashtë fushave të blerta si pasojë e një lëndimi të pësuar.
Koha e Depay jashtë fushave mund të zgjatet për disa javë më shumë sesa pritej.
Sipas raportimeve nga Spanja, ‘Blaugranat’ mund të llogarisin në holandezin vetëm për periudhën e mes-janarit.
Në atë periudhë, Depay mund të kontribuojë në ndeshjet e Superkupës së Spanjës.


