Lajme

Vazhdojnë pritjet e mërgimtarëve nëpër pikat kufitare, mbi tri orë pritje në Merdare

08/26/2021 22:59
nga:M K

Edhe sot ka vazhduar të ketë numër të madh të mërgimtarëve që po largohen nga Kosova.

Pas përfundimit të pushimeve, mërgimtarët janë drejtuar për në vendet ku jetojnë dhe veprojnë.

Sipas përditësimit të fundit të të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë në pikëkalimet kufitare në Merdarë dhe Jarinje.

Pritjet në dalje të Merdares janë nga 2 deri në 3 orë e gjysmë, ndërsa në Jarinje pritjet janë mbi një orë.

Kolonat në këto dy pikëkalime kufitare janë deri në 1200 metra.

Pritje mbi gjysmë ore ka në dalje tek Dheu i Bardhë, ku kolona është deri në 200 metra.

Ndërsa, në pikat tjera kufitare gjendja është më e qetë dhe nuk ka shumë pritje e kolonë.