Mo Salah përfundon kontratën e tij me Liverpool-in në vitin 2023, por tema e rinovimit të tij ka qenë në tavolinë prej muajsh.
Jurgen Klopp është përballur vazhdimisht me temën, duke përsëritur se negociatat janë në vazhdim, përcjell GazetaBlic Sport.
Javën e kaluar ai tha se Liverpooli “nuk mund të bënte asgjë më shumë” ose të ofronte, duke e lënë topin në krah të lojtarit, gjë që shkaktoi një mesazh të fshehtë nga agjenti i tij, Ramy Abbas Issa, me emoji specifike – duke qarë duke qeshur.
Këtë të martë trajneri gjerman i është rikthyer temës për të tentuar të sqarohet, por pa dashur të bjerë sërish në një “kurth”.
I pyetur nëse e kishte parë reagimin e Issa-s, ai shkoi drejtpërdrejt: “Unë nuk kam Twitter, një arsye tjetër e mirë për ta mbajtur kështu. Ajo që mund të them është se Mo është në humor të mirë. Nuk duhej ta kisha ngritur, sepse kështu ishte: bëre pyetjen, më kapje në kurth dhe më pas u bë kryefjala. Gjëja e fundit që dua në një konferencë shtypi është të krijoj [temë për] titujt…”, përfundoi Klopp.
/GazetaBlic Sport/


