Përmbytjet shkatërruese të musonit në Pakistan kanë marrë jetën e më shumë se 1,000 njerëzve që nga mesi i qershorit.
Vërshimet kanë lënë gjithashtu 1,527 të plagosur në aksidente të lidhura me përmbytjet në të gjithë Pakistanin.
Një emergjencë kombëtare është shpallur në vend, me kryeministrin Shehbaz Sharif që u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë për ndihmë.
Ekspertët kanë fajësuar krizën klimatike për numrin jashtëzakonisht të lartë të cikleve të shiut muson, raporton Independent.
Zyrtarët e menaxhimit të fatkeqësive thanë se reshjet mesatare të shiut këtë vit kanë qenë gati tre herë më shumë se mesatarja në 30 vitet e fundit.
Mijëra persona janë lënë të pastrehë dhe miliona të tjerë kanë humbur aksesin në energji elektrike.


