Sporti

Vazhdojnë përleshjet fizike mes tifozëve të West Ham dhe Fiorentinës

06/07/2023 19:14
nga:Mergim Rreci

Disa orë para fillimit të finales së Konferencës së Ligës në Pragë mes West Hamit dhe Fiorentinës, tifozët e të dy klubeve janë përfshirë në përplasje në qendër të kryeqytetit të Republikës Çeke.

Sipas mediave angleze, një grup tifozësh britanikë janë sulmuar nga një falangë ‘ultra’ e klubit të Firences, transmeton GazetaBlic Sport.

Rreth 20 tifozë janë arrestuar nga policia.