Lajme

Vazhdojnë kolonat për të dalë nga Kosova, këto janë të dhënat e fundit

01/05/2025 13:57
nga:G B

Mërgimtarët që po largohen nga Kosova po presin deri në 3 orë e gjysmë nëpër pikat kufitare.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar kaq po pritet në pikën kufitare në Merdarë.

Sakaq deri në 2 orë e gjysmë po pritet te Dheu i Bardhë, 2 orë në Mutivodë, ndërsa nga 1 orë në Jarinje.

50 minuta po pritet edhe te pika kufitare në Muçibabë.

Kolonat më të gjata, sipas të dhënave të QKMK-së vijojnë në Merdarë deri në 3 kilometra.