Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat sërish rreth gjendjes në pikat kufitare të Kosovës, duke bërë të ditur se pritjet me të gjata janë në Merdarë, ku qytetarët po presin deri në dy orë për të dalë nga Kosova.
Pritje ka edhe në Jarinjë, edhe pse jo aq gjatë sa në Merdarë, ku atje pritjet janë rreth 40 minuta.
Po ashtu, pritje ka edhe të Dheu i Bardhë, ku pritjet arrijnë deri në 50 minuta.