Lajme

“Vazhdojmë ta mbështesim Kosovën në rrugën e saj evropiane”, thonë nga Drejtoria për Fqinjësi dhe Zgjerim

01/10/2025 14:47
nga:Sh R

Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, ka bërë një postim në platformën X duke treguar se Bashkimi Evropian është investitori, partneri tregtar dhe ofruesi i ndihmës financiare më i madhi në Kosovë.

“Vazhdojmë ta mbështesim Kosovën në rrugën e saj evropiane 🤝”, thuhet tutje në postim, duke shtuar se Kosova është kandidat potencial.